Adele ka zbuluar së fundmi se do të pushojë për pak kohë nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas. Artistja ka zbuluar se po planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze. Këngëtarja, e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën.
Adele tha se do të përfundojë një kurs online për të marrë diplomën.
Pas Vegas-it, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsi Angleze. Nëse nuk do të kisha arritur të këndoja, mendoj se do të isha patjetër mësuese. Mendoj se do të isha mësuese e anglishtes. Padyshim që ndihem sikur përdor pasionin tim për anglishten në atë që bëj. Por edhe pse nuk është se do të vazhdoja të gjeja një punë nga diploma ime, do të doja të kisha shkuar në universitet, do të doja ta kisha pasur atë përvojë. Unë nuk do të shkoj në universitet, do ta zhvilloj online dhe me një mësues.
Ndërkaq, lart e poshtë po thuhet se Adele dhe partneri i saj Rich Paul mund të jenë martuar. Kështu të paktën mendojnë fansat që kanë vënë re një detaj të vogël në një postim të Adele-s në “Instagram”. Ajo fitoi çmimin “Emmy” për koncertin e saj televiziv, “Adele: One Night Only” dhe publikoi një foto të kupës mbi tavolinën e saj. Të gjithëve u mbetën sytë te loja e personalizuar me shkrimin “The Paul’s.
Adele është një nga yjet më të njohur të muzikës në mbarë botën, me këngët e saj që dëgjohen nga fansat pavarësisht nga gjuha. Ajo lindi në Tottenham, Londër më 5 maj 1988 me emrin Adele Laurie Blue Adkins dhe u rrit nga nëna e saj Penny Adkins, për shkak të largimit të babait të saj kur ajo ishte vetëm 2 vjeçe. Adele ka shitur mbi 100 milionë disqe në mbarë botën.