Celebrities Showbiz

Adele njofton se do të largohet nga muzika? Pse dhe kur?

Adele ka njoftuar se do të marrë një pushim të gjatë nga muzika, duke shqetësuar kështu fansat e saj. Pas përfundimit të koncertit të saj në Mynih të shtunën, këngëtarja e famshme njoftoi se pas kthimit të saj në Las Vegas, do të ndërpresë performancat për një periudhë të pacaktuar.

Por pas kësaj, nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë

Ajo sqaroi se nuk ka plane për muzikë të re dhe dëshiron të bëjë një pushim të madh. Në një intervistë së fundmi ajo ka shtuar se:

Dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë

Albumi i saj i fundit, i cili doli në vitin 2021, është i treti në karrierën e saj, pas albumeve të mëparshëm “19” dhe “21”. Adele ka filluar koncertet në Mynih në fillim të gushtit dhe ka performuar dy herë në javë gjatë gjithë muajit. Koncerti i së shtunës përbënte përfundimin e turneut të saj në kryeqytetin gjerman.

Adele ka marrë më parë pushime të ngjashme, përfshirë një periudhë në vitin 2011 për t’u nënshtruar një operacioni dhe një tjetër pas lindjes së djalit të saj në vitin 2012. Tani, ajo po planifikon të marrë një pauzë të gjatë për të eksploruar projekte të tjera krijuese.