Celebrities Gossip Showbiz

Adele konfirmon publikisht gjatë koncertit të saj fejesën me Rich Paul!

Pas shumë spekulimeve për lidhjen e tyre, këngëtarja e njohur Adele konfirmoi në një koncert në Mynih se ajo dhe agjenti sportiv Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja në koncert i është përgjigjur me shaka kërkesës së një fansi nga publiku, duke thënë se nuk mund të martohet me të, “sepse ajo tashmë po martohet”.

Në të njëjtën kohë, ajo ngriti dorën për të sinjalizuar fejesën dhe tregoi unazën ndërsa turma brohoriste. Edhe pse çifti e ka mbajtur shumicën e lidhjes së tyre të fshehtë, ata kanë ndarë disa detaje rreth marrëdhënies së tyre ndër vite. Fituesja e Grammy foli për takimin e saj të parë në një intervistë me Oprah Winfrey në nëntor të vitit 2021:

E takova atë në një festë ditëlindjeje, ishim në pistën e vallëzimit. Dhe më pas u takuam disa vjet më vonë, dolëm për darkë dhe ishte hera e parë që rrinim vetëm.

Kujtojmë se ata zbuluan se ishin në një lidhje në korrik të vitit 2021 kur u fotografuan së bashku në një ndeshje basketbolli. Në maj të vitit të kaluar, në rrjetet sociale ata njoftuan se po zhvendoseshin në një shtëpi të përbashkët, ndërsa thashethemet për fejesë filluan në shkurt të këtij viti.

Adele ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika pas koncertit në Mynih. Këngëtarja e njohur britanike, me admirues nga e gjithë bota tha se nuk ka plane për të krijuar muzikë të re dhe fuqitë e saj janë shteruar për të qenë në skenë çdo fundjavë në Las Vegas. Adele në një intervistë tha:

Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese vetëm për pak kohë.