Këngëtarja e njohur Adele e ka nisur vitin e ri me blerjen e një rezidence dhe madje atë të aktorit Sylvester Stallone në Beverly Hills. Shtëpia luksoze e aktorit amerikan përmban tetë dhoma gjumi sipas një raportimi të bërë në janar të vitit të kaluar ku kishte vlerën e 110 milionë dollarëve.
Ai e zbriti çmimin në 85 milionë dollarë në muajin maj, por Adele thuhet se ishte në gjendje ta merrte atë për vetëm 58 milionë dollarë. Prona bashkëkohore e stilit mesdhetar është e jashtëzakonshme nga jashtë, me një oborr të madh që përmban dyer të harkuara të mëdha që lejojnë hyrjen në shtëpi.
Me një dhomë shfaqjeje, dhomë ndenjeje dhe bar me porosi, vendbanimi është i përsosur për argëtim. Zonat e shumta të qendrimit kanë një sërë dritaresh dhe dyer franceze në oborrin e shtëpisë. Në katin e sipërm, suita kryesore është veçanërisht dekadente me saunë, dhomë me avull, dy vaska dhe një tarracë të gjerë.
Shtëpia e re e këngëtares së hitit “Easy on Me” përmban një shtëpi pritjeje dykatëshe të projektuar nga Richard Landry. Kjo është prona e katërt e Adele në Beverly Hills. Fqinjët e saj të rinj në komunitetin ku ndodhet shtëpia përfshijnë të famshmit si Eddie Murphy dhe Denzel Washington.
Rikujtojmë se, Adele ka fituar më shumë se 28 milionë £ brenda një viti nga dy kompanitë e saj muzikore. Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja e hitit “Someone Like You”, kishte të ardhura të mëdha në 2021 kur edhe publikoi albumin e saj të rikthimit në skenë “30”.
Përveç kësaj, ‘Melted Stone Ltd’, e cila u formua në prill të vitit 2008, fitoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej gati 20 milionë £. Adele është drejtoresha dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie. Kjo vjen pasi këngëtarja udhëhoqi nominimet për BRIT Awards 2022, me gjithsej katër të tilla.