Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Ada Satka rrëfen si lindi kënga e saj “Lej ti lej”: “T’i japim një mesazh vajzave që të duan veten!”

Ada Satka, një artiste shqiptare mjaft e talentuar, që karrierën e saj e ka ndërtuar në Amerikë, ka ardhur së fundmi me projektin e saj më të ri muzikor që mban titullin “Lej ti lej”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ada ka qenë e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ku ka folur më shumë për këngën e saj të re, por jo vetëm…

Si lindi “Lej ti lej”?

Kënga lindi në një bisedë mes mikeshave të mia, që kanë qenë ndarë dhe në momentin që kanë vazhduar përpara, ata i shkuruajnë përsëri. Diçka që unë e kam kaluar dhe vetë. Nuk është se ulem në studio dhe them do bëj këtë këngë, doli thjesht ‘freestyle’. Pasi mbeti si refren, u zhvillua si këngë. Aty mendova që të flas për këtë temë, që kur vajzat duan dikë lëndëohen. Pastaj ai person e kupton dhe pendohet. Jeta vazhdon dhe kur dikush të lëndon mos u ktheni më me atë sepse nuk do të ndryshojë. T’i japim një mesazh vajzave që të duan veten.

Së shpejti do të vijë dhe albumi yt, që në shqip titullohet “Fëmija i viteve ’80”. Çfarë mund të na thuash për të?

Unë jam fëmija i viteve ’80, jam rritur me muzikë të viteve ’80, si Michael Jackson, Tina Turner. Më kanë dhënë shumë impakt në zhvillimin e muzikës sime. Më është vrarë veshi me shumë lloj muzike, por duke u rritur dhe duke jetuar në Amerikë, është dhe influenca anndej. Unë dhe kur këndoj në shqip mendoj ne anglisht. Albumi do të ketë 10 këngë të ndryshme, të cilat pothuajse janë të përfunduara. Janë zhanre të ndryshme.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Lej ti lej” nga Ada, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”.