Lifestyle Live From Tirana

Abuzimi me qentë endacakë, Kostandin Puleri: “Janë braktisur nga pronarët”/Ja si t’i ndihmojmë…

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qene Kostandin Puleri, Përgjegjës i Sektorit të Veterinarisë.  Ai ka folur më shumë lidhur me rastet e abuzimit me qentë endacakë ne Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Kostandin tregon për masat që merren në të tilla rastesh, por dhe çfarë mund të bëjmë për këto kafshë…

Pse vazhdon të shtohet numri i kafshëve endacake?

Problemi më i madh janë kafshët e braktisura, ato përbëjnë numrin më të madh të kafshëve endacake. Këto, normalisht, fillojnë si pasojë e pronarëve të papërgjegjshëm. Këto kafshë kanë pasur pronarë që fillimisht i kanë marrë si pjesëtarë të rinj të familjes dhe për arsye të ndryshme i kanë konsideruar thjesht si një dhuratë, por nuk është ashtu. Çdo kafshë e ardhur në shtëpinë tonë nuk konsiderohet vetëm si një pjesëtar familjeje tashmë, por duhen marrë parasysh edhe shpenzimet ekonomike të tjera si ushqyerja, pastrimi dhe vizitat veterinare. Fatkeqësisht duhet të them se nuk respektohet aspekti i sjelljes së kafshës në strehë.