Aktualitet

Abuzimi me fondet e BE, GJKKO lë në burg Beqajn dhe bashkëpunëtorin e tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vazhdojë të qëndrojnë në masën e sigurisë arrest me burg, vendosur kjo nga Gjykata e Posaçme.

Ai së bashku me Ermal Kurtulajn dhe Elton Marinin kërkuan zëvendësim të masës së sigurisë, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.

Në 4 korrik të këtij viti, ish-drejtori i Agjencisë Saspac u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo çështje, përveç Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj, ndërsa për Gazmend Haxhia dhe Elton Marini, GJKKO miratoi masën arrest në shtëpi.

Top Channel