Celebrities Gossip Showbiz

A vazhdon miqësia e Luizit me Efin pas daljes nga “BBV2”?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. . Gjithashtu Luizi ka treguar edhe për miqësinë e tij me Efin nëse ata janë sqaruar pas daljes nga shtëpis dhe për këtë është përgjigjur:

Kur pash babin e Efit kur erdhi ta takoj më erdhi turp nga vetja për fjalët që i thash… e pash se Efi donte ca shotsa të tregonte që më ka dashur dhe më do dhe e du… si jam i ngarkuar unë janë edhe ato, po do vij pjesa që do qetësohemi dhe do vij momenti që do flasim si me Efin edhe me shumë banorë… 

 

Gjithashtu Luizi ka treguar se përveç koncerteve të shumta, datat e të cilave janë të zënë për këtë vit, ka pranuar se do të jetë edhe pjesë e një filmi.