Menjëherë pas përfundimit të Festivalit Europian ku shqiptari Gjon Muharremi i njohur si “Gjon’s Tears” u rendit i treti, mediat shqiptare po ziejn nga një tjetër lajm.
Sipas, “Kryefjala.al”, Gjoni mund të kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion nëse do të ishte shpallur fitues i Festivalit të 58-të të RTSH-së, ose të paktën të mjaftoheshim me pjesëmarrjen e tij në eventin e rëndësishëm muzikor në vend.
Thuhet se artisti i talentuar erdhi nga Zvicra për të konkurruar në këtë festival por u refuzua menjëherë nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu pasi mesa duket nuk kishte patur më vende. Pasi ky lajm nisi të qarkullonte me shpejtësi në rrjet, të shumta kanë qënë komentet e publikut që ju vërshuan Verës dhe Alketës rreth kësaj çështjeje.
Teksa kjo temë po shndërrohet në kryefjalën e taboidëve, Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë duke thënë;
Gjoni ka qënë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi.
Kujtojmë se Gjon’s Tears në “Eurovizion” u rendit i treti si përfaqësues i Zvicrës me këngën fantastike “Tout L’univers”. Ndërkohë pasi Shqipëria i dha 12 pikët maksimale gjatë votimit të jurisë, ai nuk ngurroi të na falenderonte me gjestin e shqiponjës dykrenare duke na gëzuar të gjithëve.