E ftuar në emisionin e kësaj jave në “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj ka qenë aktorja e mirënjohur Julia Ilirjani. Ajo së fundmi ishte pjesë e edicionit të tretë të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, ku gjithashtu në këtë intervistë na zbuloi disa detaje nga kjo eksperiencë.
Si e komenton ajo ngjarjen e ndodhur midis Eglës, Meritonit dhe Ilnisës? Ju rikujtojmë këtu faktin se të tre ata u skualifikuan dhe u dënuan të qëndronin të tre brenda një dhome të bardhë dhe vetëm publiku do të vendoste nëse dikush nga ata do të rikthehej brenda në shtëpi. Nga ky votim Egla dhe Meritoni vazhduan rrugëtimin e tyre, ndërsa Ilnisa u largua përfundimisht.
Për mua e meritonte gjithmonë edhe Meritoni, gjithmonë edhe Egla. Dhe nuk duhet dhe nuk e di përse rri aty.
A mendon ajo se Egla se ajo do të dalë nga vetja?
Përse është në vete Egla që të dalë?
Kush është më i bukuri në BBV, sipas Julias?
Pas meje? Pasi dola unë? (qesh) Unë e kam thënë gjithmonë që Meritoni është një djalë goxha tërheqës, është seksi.
Sipas saj, a tërhiqet seksualisht Egla nga Meritoni?
Unë mendoj që Egla është nga ato lloj qeniesh që për të qenë në lojë, por edhe për të luajtur me nervat e saj dhe të tjerëve, por edhe për të treguar disa qasje të saj seksuale, po i pëlqen Meritoni.