Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka bërë një reagim ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë pasi është shpallur në kërkim.
Në një reagim në InstaStory, Stresi i është drejtuar ministres Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Stresit nga Shqipëria në Kosovë, e gjitha kjo pas sherrit në Pejë që ka bërë tashmë bujë.
Në reagimin e tij, Stresi shprehet ndaj ministres Haxhiu se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të e Noizyn.
Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi
Më tej, Stresi ka bërë reagim edhe ndaj njësisë Fast Kosova.
Kujdes, mos i hipni kalit mbraspht ju sugjeroj mos u afroni se do bëhet nami kaq po ju them…Ju keni punën tuaj respekt, por të vini dhe të më kapni veç pse i teket ministres jo, s’do ta lejoj. S’kam fjetur që dy vjet gjumë rehat prej sharjeve e kërcënimeve, çohet kjo zdralica thotë ekstradim, a thua kemi vra njerëz. Në Shqipëri më njeh e gjithë Policia e Shtetit (gëzoj respekt edhe për ata) por s’do t’i lejoj veç pse i teket ministres. Shko bëj biznes me serbët, pastaj lija gjykatës këto punë e bashkëpunonim e Gjykatën e Tiranës, zgjidhni problemin