Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ditën e sotme Juli ka treguar momentin kur babai i tij, aktori i njohur i humorit, Zef Deda ndërroi jetë. Teksa ndodhej jashtë së bashku me Eglën dhe Albin, ai u shpreh se sa e vështirë është të shohësh prindin duke u larguar nga kjo botë.
Juli: Nuk merrte dot frymë, merrte frymë 1 herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund pa ikur. I thashë ‘ça të bëj, hape gojën të jap unë’. Më tha mua ‘me më fry… më nder më bën
Flirtet e Meritonit dhe Ilnisës janë vënë re që në fillim dhe aludimet se ata do të ishin një nga çiftet e para të krijuara në shtëpi duket se nuk ishin të gabuara. Afrimet, ledhatimet, puthjet në faqe sa vini dhe shtoheshin, ku tashmë ata e kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Ama nga ana e banorëve duket se pëlqimi nga ana e Meritonit nuk është shumë i sinqertë dhe Vesa i ka drejtuar disa pyetje Ilnisës.