Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Para pak ditësh artisti festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të showbiz-it, të cilët janë edhe miqtë e tij. Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte mungesa e atij që Butrinti e konsideron si vëllain e tij prej vitesh, reperin Don Xhon. Fillimisht u mendua se ky i fundit mund të ketë patur ndonjë koncert apo angazhim, por dyshimet për një ‘krisje’ i shtoi fakti se nuk e uroi as për ditëlindje në rrjete sociale.
Mirëpo, së fundmi duket se dy artistët e kanë provuar se kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo për faktin se nuk janë më miq me njëri-tjetrin në Instagram.
Ajo që në fakt na bën përshtypje është se kjo ndodhi vetëm pak para se dyshja të publikonin bashkëpunimin që kishin paralajmëruar. E me anë të disa postimeve ‘thumbuese’, Butrinti dhe Don Xhoni arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por ky i fundit ka habitur me Instastory-n më të fundit që ka publikuar ku tregon se do të mbajë koncert së bashku me Butrintin më datë 15 në Pejë, ku e ftuar do të jetë dhe artistja Shkurte Gashi.
Pra, si do të mbajnë të njëjtin koncert kur nuk flasin? Apo ndoshta në këtë koncert do të na zbulojnë se ishte e gjitha një lojë?