Nëse dëshironi të theksoni muskujt tuaj apo të bini nga pesha, duhet me patjetër të ndryshoni stilin e jetesës dhe të tregoni kujdes të veçantë në çdo aspekt të jetës.
Në gjithmonë fokusohemi më shumë tek ushqimi, se sa hamë, kur apo çfarë dhe ndonjëherë harrojmë që edhe aktiviteti fizik ndihmon në rënien apo tonifikimin e trupit.
Por a ju ka shkuar në mendje se seksi mund të ndihmojë në luftën me kilogramët e tepërt?!
Një teori që e shqetëson shumicën e njerëzve është se kryerja e marrëdhënieve seksuale dhe masturbimi ulin nivelin e testosteroneve në trup, duke sjellë kështu një problem në efektin e ushtrimeve. por e vërteta nuk është aspak kështu.
Testosteroni është një ndër faktorët kryesor të muskujve, si tek meshkujt ashtu dhe femrat. Rritja e muskujve vjen nga niveli i lartë i testosteronit, si dhe mungesa tij shkakton të kundërtën.
Tani le të themi të vërtetën se efektet e orgazmës në nivelet e testosteronit nuk eksiztojnë. Seksi dhe masturbimi nuk shkaktojnë asnjë dëmtim, por as nuk ndihmojnë shumë në rastin e rënies në peshë.
Vetmja gjë që ndodh është ndryshimi i rrahjeve të zemrës për pak minuta pas kryerjes së aktit apo masturbimit, maksimumi që përfitoni mund të jetë ndonjë tonifikim i lehtë.