Aktorja bukuroshe Olivia Wilde mesa duket ka arritur tashmë edhe në fazën e ndarjes së bizhuterive me këngëtarin Harry Styles. Një detaj i vogël ky por që ka rënë shumë në sy. Gjatë eventit madhështor të modës nga marka e njohur “Gucci” në Los Anxhelos, aktorja 37-vjeçare kishte zgjedhur që të vendoste një gjerdan shumë të njohur ari me kryq, i cili mendohet që të jetë i këngëtarit të njohur Harry.
Një fanse me një llogari në rrjetin e saj social TikTok, kishte arritur që të bënte lidhjen dhe të dilte në këtë përfundim.
@luvslovescherry i want to die #harrystyles #oliviawilde #hs
Harry Styles dhe Olivia Wilde kanë pasur gjithnjë të përmbashkëta me njëri-tjetrin sepse përveç stilit pothuajse të njëjtë, kjo nuk është hera e parë që ndodh një huazim i tillë le të themi. Muajin e kaluar ajo kishte veshur një kapuç të zi të shkruar ‘TPWK’ shkurtimi i “Treat People with Kindness” nga koleksioni i vetë këngëtarit për këngën e tij po me të njëjtin emër.
Çifti u lidh për herë të parë në muajin janar, teksa filmonin filmin e saj të ardhshëm ‘Don’t Worry Darling’. Pasi ajo është drejtuesja kryesore e thrillerit-psikologjik, në të cilin edhe Harry është pjesë e kasitit. Wilde edhe më parë e ka mbështetur Styles në koncertin e tij të shtatorit në Las Vegas, ku ai filloi turneun e tij ‘Love On’.
Një burim ka thënë për ‘People’ se:
Ajo do të bashkohet me të kur të jetë e mundur. Ata duken shumë seriozë dhe të lumtur. Gjithçka filloi si një miqësi e ngushtë, e cila shpejt u kthye në romantike.
Lidhja e re e Wilde vjen pasi ajo dhe Jason Sudeikis i dhanë fund fejesës së tyre në fillim të vitit të kaluar. Ata kishin filluar të takoheshin me njëri-tjetrin që në vitin 2011 kur më pas në 2013 vendosën që të fejoheshin. Wilde dhe Sudeikis janë prindër të dy fëmijëve Otis Alexander dhe Daisy Josephine.