A mund të jetë Inteligjenca Artificiale në të vërtetë inteligjente?! Flet shkencëtarja e njohur!

Inteligjenca Artificiale mund të jetë duke e ndryshuar botën. Por, a mund të jetë Inteligjenca Artificiale, në të vërtetë inteligjente? Përgjigja, sipas hipotezës së mishërimit, është jo. Sipas kësaj hipoteze, inteligjenca e nivelit njerëzor mund të shfaqet vetëm nëse një inteligjencë është në gjendje të ndiejë dhe të lundrojë një mjedis fizik, në të njëjtën mënyrë që bëjnë bebet. Sipas kësaj teorie, mënyra e vetme për të pas IA që zhvillon inteligjencë të vërtetë është duke i dhënë një trup dhe aftësinë për të lëvizur dhe përjetuar botën.

Në krahasim me IA vetëm digjitale, mund të jenë të shkëlqyera për detyra të ngushta, por ato gjithmonë do të arrijnë një tavan inteligjence. “Sistemet e Inteligjencës Artificiale që nuk kanë mishërim fizik nuk mund të jenë kurrë vërtet inteligjente,”-tha për Freethink Akshara Rai, shkencëtare kërkimore në Meta.

Për të kuptuar plotësisht botën, është thelbësore të ndërveprosh me të dhe të vëzhgosh rezultatet e atyre ndërveprimeve.

Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Adams, shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu.

Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht. Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës. Sanjay Patnaik me Institutin Brookings thotë se inteligjenca artificiale po depërton në fusha që dikur vareshin vetëm nga njeriu.