Për Klara Halldórsdóttir, vullkani që ka trazuar jugperëndimin e Islandës për vitin e fundit është një spektakël i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht edhe shkatërrues. Ajo ka shkuar deri te krateri për të parë shpërthimin dhe rrjedhën e lavës së ftohur që shtrihet deri në Grindavík, qyteti ku ajo ka jetuar gjithë jetën. Por ky vullkan gjithashtu e detyroi atë të largohej nga shtëpia. Pasi u largua bashkë me familjen, Klara dhe shumica e banorëve të qytetit nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre. Rreth një vit më vonë, vetëm disa nga 3600 banorët janë kthyer. Grindavík tani është kthyer në një qytet fantazmë, ndërsa lava ka përpirë shtëpi dhe ka dëmtuar rrugët.
Islanda përballet shpesh me shpërthime të këtij lloji. Mesatarisht, një vullkan shpërthen çdo pesë vjet, megjithëse zakonisht në zona të pabanuara. Por shpërthimet e fundit ishin të dhunshme dhe të rrezikshme, me potencialin për të vazhduar për shekuj. Në këtë sfond të pasigurt, qindra kilometra në veri-lindje, në një sipërfaqe vullkanike të quajtur Krafla, po zhvillohet një projekt ambicioz për të shpuar drejt një “depozite” magme. Në vitin 2009, Bjarni Pálsson dhe ekipi i tij nga Kompania Kombëtare e Energjisë në Islandë, Landsvirkjun, zbuloi një dhomë magme gjatë një projekti shpimi gjeotermal.
Ata u përpoqën të arrinin një thellësi prej gati 5 kilometrash, por shpimi u bllokua në të njëjtin nivel disa herë, derisa përfundimisht gjetën copëza xhami, gurë të kristalizuar të ftohur nga magma. Ky zbulim i ka hapur rrugë një plani për të kthyer këtë nxehtësi ekstreme në një burim energjie. Ekipi i ekspertëve gjeotarmal dhe vullkanikë, Krafla Magma Testbed, po përpiqet të përdorë këtë nxehtësi dhe presion të magmës për të zhvilluar një formë të re të energjisë gjeotermale super të fuqishme, një opsion tërheqës për botën që po përpiqet të ndërpresë varësinë nga karburantet fosile. Hjalti Páll Ingólfsson, drejtori i Geothermal Research Cluster, krahason këtë projekt me Teleskopin Hapësinor James Webb, i cili ka ofruar një pamje të paprecedentë të universit.
Suksesi i këtij projekti mund të ketë ndikim global, pasi ekzistojnë rreth 800 milionë njerëz që jetojnë brenda rreth 100 kilometrave nga një vullkan aktiv. Përpjekja për të shpuar një gropë të qëndrueshme që të përballojë temperaturat ekstreme prej rreth 1000°C dhe të qëndrojë e qëndrueshme për dekada nuk është e lehtë. Nëse plani shkon siç është parashikuar, shpimi i parë do të përfundojë në vitin 2027 dhe do të jetë hera e parë që sensorë do të instalohen brenda një depozite magme për të kuptuar më mirë lëvizjen, nxehtësinë dhe presionin e saj. Kjo mund të ndihmojë në parashikimin e shpërthimeve vullkanike me saktësi më të madhe.
Nëse eksperimenti i parë rezulton i suksesshëm, ekipi do të vazhdojë me shpimin e dytë, që pritet të përfundojë në 2029. Ol Doinyo Lengai është një nga vullkanet më të çuditshëm në planetin Tokë, ndoshta edhe në të gjithë Sistemin Diellor. Ai mund të duket një vulllkan mjaft tipik nga larg por kur i hidhni një sy në kraterin e tij verior dhe do ta shihni që rrjedh me një formë unike të llavës së zezë që është relativisht e ftohtë dhe rrjedh si vaj motori i lëngshëm.