Klamidia, një infeksion bakterial i transmetueshëm seksualisht, shpesh quhet infeksion i heshtur, sepse as ju dhe as partneri juaj nuk mund t’i ndiejë simptomat. “Mjekët përballen me problemin se shumica e njerëzve nuk kanë fare simptoma të klamidias, por infeksioni mund të çojë në sterilitet, inflamacion të legenit dhe ënjtje të testikujve te meshkujt”. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini se si transmetohet klamidia.
Nëse po pyesni nëse mund të transmetohet përmes seksit oral, përgjigja është po. “Klamidia mund të transmetohet në rrugë gjenitale, anale dhe orale”,-thotë doktor Kissinger. Edhe pse klamidia është më e zakonshme te moshat e reja bëhet e ditur se numri i infeksioneve është rritur edhe te popullata e moshuar. Klamidia nuk transmetohet përmes pështymës. Infeksioni është i pranishëm në spermë, lëngun seminal dhe sekrecione vagjinale.
Bakteret mund të infektojnë penisin, vagjinën, uretrën, qafën e mitrës dhe anusin. Nëse bëni seks oral me një person që ka klamidia, mund të infektoheni. Sipas klinikës Mayo, përdorimi i prezervativëve mund të ndihmojë në parandalimin e transmetimit të klamidias. Nëse jeni të shqetësuar se mund të jeni të infektuar, disa simptoma të klamidias për t’u kujdesur përfshijnë rrjedhje ose urinim të dhimbshëm. Dr.Kissinger vëren se disa njerëz kanë raportuar gjithashtu ankth dhe lodhje.
Ndërkaq, disa lajme të këqija vijnë për çiftet të cilat presin bebe, por nuk heqin dot dorë nga seksi oral. Siç zbulojnë ekspertët, do të mund të ndodhin pasoja serioze për gratë të cilat bëjnë seks oral gjatë shtatzënisë. Për shkak të sistemit të imunitetit, shtatzënat kanë rrezik më të madh që të infektohen me sëmundje seksualisht të transmetueshme, veçanërisht në tremujorin e tretë. Rrezik më i madh është nëse nëna shtatzënë apo partneri i saj kanë problem me linë gjenitale të ujit – Varicellae. Nëse nëna infektohet me këtë virus, ekzistojnë 50% shanse që fëmija të lindi me këtë virus.