Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

A mendon se po Meritoni po e shfrytëzon?! Ja se si përgjigjet Ilnisa…

Flirtet e Meritonit dhe Ilnisës janë vënë re që në nisje të këtij Big Brother VIP, marrëdhënie që është diskutuar shumë edhe nga banorët e tjerë. Një nga këto biseda u realizua mes Ilnisës dhe Vesës, ku kjo e fundit i ka drejtuar disa pyetje, në lidhje me Meritonin dhe se sa i vërtetë është ai në ndjenjat e tij.

Vesa: A mendon se po të shfrytëzon?

Ilnisa: Jo, në botë…

Vesa: Meqë dole e preferuara…

Ilnisa: Se besoj në botë! Gjithçka mund të mendoj po këtë kurrë…

Për t’ia kthyer pyetjen në të njëjtën monedhë, Ilnisa pyet Vesën, nëse mendon që po shfrytëzohet nga shoqëria.

Vesa: Ti e ke më personale, sepse ka ndodhur në Big Brother të tjerë, që e kanë bërë për lojë.

Ilnisa: Nuk është ky rasti. Unë mendoj çdo gjë të mundshme, e vetmja gjë që nuk mendoj është kjo.

Vesa: Koha do e tregojë…