Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmje kanë qenë gazetari Elvis Myrta, ish-banori i këtij edicioni, dhe moderatorja Atalanta Kërcyku për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpi.
Lidhur me ndodhinë e fundit që ka marrë vëmendjen e të gjithë shikuesve ka qenë fakti se Erjola ka gatuar hallvën e “vdekjes” dedikuar çiftit Ilnisa-Meriton, ku sipas saj ata janë të vdekur për të. Në rrjet pati komente nga më të ndryshmet, ku shumica nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe madje kanë kërkuar edhe daljen e saj.
View this post on Instagram
Si e komenton Atalanta Kërcyku për këtë veprim?
Që është diçka jo për tu lavdëruar që ajo ka bërë, është. Unë nuk do ta bëja kurrë për shembull. Kjo është një gjë që nuk do të më pëlqente ta shihja dhe nëse do të bëhej që të ribëhej që të zgjidhte dy herë, do doja shumë që të mos ta bënte. E ka bërë, okay. Por mendoj prap që ajo ka zgjedhur, ka menduar çfarë mund të bëj duke qenë se është edhe e nominuar këtë javë dhe mu duk pak e frikësuar, duke qenë se javë më përpara kur ka qenë të tjerë në lojë dhe ajo e ka parë peshën e lojës, Erjola është e zgjuar dhe e ka parë që nuk ka qenë e rrezikuar. Këtë javë ajo e di që ndoshta nuk është më e rrezikuara, por ndoshta është tek 2-3 më të rrezikuarat. Dhe ka vendosur të bëjë një çorbë të tillë, por bëri hallvë. Mua nuk do të më pëlqente. Do doja që ajo të bënte diçka tjetër, jo këtë. Ka disa gjëra. Loja e “Big Brother” është e tillë. Është me të vërtetë lojë, je aty vërtetë për të fituar qoftë për të fituar lojën, qoftë për të fituar paranë. Ka njerëz që mund të kenë, ka njerëz që nuk kanë. Por a luhet me fije të tilla morali në këtë lojë të tillë?