Dy net më parë u mbajt një nga eventet më të rëndësishme të vitit “Met Gala 2021”. Nata më e madhe e modës u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, aty ku mbahet çdo vit. Në tapetin e kuq, pritej që të gjithë të famshmit e ftuar të mishëronin temën e stilit amerikan.
Supermodelja e njohur Gigi Hadid në këtë event të rëndësishëm kishte zgjedhur të ishte e veshur me Prada dhe si përherë dukej mahnitëse. Ajo çfarë u vu re ishte mungesa e partnerit të saj që ta shoqëronte bukuroshen, këngëtarit të njohur Zayn Malik.
Deri më tani Zayn nuk ka reaguar për të sqaruar mungesën e prezencës së tij ama më parë ai ka shprehur se “Met Gala” nuk është për të. Në një deklaratë për “GQ” ai u shpreh se:
Nuk është diçka në të cilën do të shkoja. Më mirë të ulem në shtëpinë time, të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba të shtrenjta dhe të fotografohem në një tapet të kuq … të mburrem. Më shikoni, ai në tapetin e kuq jam unë’! Kjo nuk është për mua.
Rikujtojmë, se Zayn mori pjesë në Met Gala një herë në vitin 2016, me Gigi-n, por prej asaj kohe nuk është shfaqur më dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë as në të ardhmen.
Ndërkaq, ju rikujtojmë gjithashtu se “Moschino” ka prezantuar koleksionin e ri të veshjes në Javën e Modës në New York. Në pasaralë nuk kishte si të mungonte dhe supermodelja Gigi Hadid, e cila e mbylli sfilatën e “Moschino”-s duke thithur një shishe biberoni.