Lajmet e fundit

“A ke menduar ndonjëherë të bësh seks treshe?”/ Roza i kthehet Meritonit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Meriton Mjekiqi dhe Roza Lati janë përfshirë në një debat të ashpër mëngjesin e kësaj të diele, për shkak të një pyetje që moderatori i drejtoi banores.

“A ke menduar ndonjëherë për treshe?”– e pyeti ai, ndërsa Roza e ofenduar vendosi që të refuzonte që të përgjigjet, teksa i tha Meritonit që nëse dikush do ta kishte pyetur Ilnisa Agollin do bënte seks treshe ai do të kishte përdorur këtë për të shkuar në finale.

Pjesë nga debati:

Meritoni: A ke menduar ndonjëherë për treshe?

Roza: Pyetje porovokative seksuale nuk kam bërë ndonjëherë

Meritoni: Pse kur kufizohen pyetjet provokative, seksuale, inteligjente?

Roza: Kjo është shumë ofenduese, sepse ti do ta ngrije zërin që të ishte bërë kjo pyetja Ilnisës që të shkoje në finale

Meritoni: Unë thashë a ke menduar dhe jo a ke bërë

Roza: Pse bie ndesh me qëndrimet e tua

Meritoni: Ti bën pyetje provokative, a fillove dje

Roza: Pyetjet e mia provokative nuk janë fare të këtij lloji

Meritoni: Po ti Rike çfarë ke zemër se je zgjuar kështu me nerva

Rike: Po flet me Rozën se të më tregoje mua treshet do ta rregulloja unë ty

Meritoni: Hajde më trego se si më rregullon ti mua

Rike: Do të kapesh me mua apo si e ke hallin?