Celebrities Gossip

A kanë qenë Kate Middleton, Meghan Markle, Princ Harry dhe Princ William nxënës të mirë?

Familja mbretërore është në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Lajme për pjesëtarët e familjes shpeshherë bëjnë bujë nëpër media. Ndërkohë, këtë herë mund të zbuloni notat që kanë patur Kate Middleton, Meghan Markle, Princ Harry dhe Princ William në provimet “GCSE”.

Princ William

Mbreti i ardhshëm ka vërtetuar se është nja anëtarët më të zgjuar të familjes mbretërore. Ai shpenzoi pesë vite në “Ludgrove Prep School” në Berkshire para se të shkonte në kolegj. Rezultatet e tij nëpër provime kanë qenë impresionuese. Edhe pse nuk ka nota ekzakte të publikuara, thuhet se në shumicën e provimeve ai ka marrë nivelin A, që është vlerësimi maskimal.

Kate Middleton

Kate Middleton i dha provimet e saj të “GCSE” në “Marlborough College” në Wiltshire, në shkollën më të mirë të zonës, në të njejtin vend kur edhe Princeshë Beatriçe ndoqi studimet. Dukesha mori 11 në “GCSE”, ku mori A në matematikë dhe arte, dhe B në anglisht.

Princ Harry

Princ Harry duket se nuk ka studiuar aq shumë sa vëllai i tij. Ai mori 11 në “GCSE”, B në arte dhe D në gjeografi. Më vonë, Harry kuptoi se edukimi më i lartë nuk ishte zgjedhja e duhur për të. Ai vendosi të mos shkojë në universitet dhe iu bashkua forcave “Army”.

Meghan Markle

Meghan Markle nuk ka ndjekur të njejtin edukim si anëtarët e tjerë të familjes mbretërore duke qenë se u rrit në SHBA. Gjithsesi në shkollën e saj nëntë-vjeçare ajo njihej si një nga nxënëset më të mira dhe më të talentuara. Gjatë shkollës së mesme, Meghan u bë pjesë e lëndëve teatrale ku pati një perfomancë shumë të mirë.