Gossip

A kanë kryer marrëdhënie seksuale muajt e fundit konkurrentët e “Për’puthen”?

Kanë kaluar rreth 6 muaj që nga startimi i spektaklit “Për’puthen” në Top Channel dhe që prej nisjes e deri tani, intrigat dhe të papriturat na kanë shoqëruar nga konkurrentët e tij. Një ndër të preferuarit e publikut të cilin e kemi patur të ftuar edhe në Top Albania Radio pak javë më parë Juli, na argëton edhe nëpërmjet platformave të tjera.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, konkurrenti ka një kanal në YouTube ku vazhdimisht poston video nga më të ndryshmet. Duket se njëra prej tyre po përhapet me shpejtësi në rrjet pasi përfshin edhe pjesëmarrësit e tjerë të “Për’puthen”.

Çdo ditë para emisionit, Juli i drejton atyre një pyetje të shpejtë ku duhet të përgjigjen vetëm me po ose me jo. Këtë herë pyetja ishte nëse ata kanë kryer marrëdhënie seksuale muajt e fundit dhe përgjigjet kanë ngritur shumë dyshime.

Disa prej tyre kanë thënë jo e disa të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen. Përse vallë? Kujtojmë se protagonistët e “Për’puthen” e kanë të ndaluar që të dalin me njerëz të tjerë jashtë spektaklit për sa kohë janë pjesë e tij.

Gjithashtu ata e kanë të ndaluar të flasin online apo në telefon me njëri-tjetrin pas programit megjithatë, rregullat janë bërë për t’u thyer dhe në “Për’puthen” nuk do të ishte hera e parë.