Programi “Ndryshe” në Top Albania Radio nisi si çdo të martë, por këtë herë pa Palomën, në studio ishte vetëm Salsano me të ftuar Arjola Demirin.
Në linjë telefonike ju bashkohet edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rosela Gjylbegu.
Jemi mësuar që Roselën ta dëgjojmë shpesh që i këndon dashurisë, por asnjëherë nuk e kemi kuptuar nëse është e dashuruar apo në një marrëdhënie.
Gjatë një interviste të shkurtër me Salsano Rrapin, e pyetur nëse është e dashuruar apo në një lidhje, Rosela shprehet se është e dashuruar. Salsano nuk e beson dhe thotë se mos ndoshta e ka për dashurinë familjare, por Rosela e ndërpret dhe e thotë troç:
Po pra kam të dashur…