Bota

A ka punuar Kamala Harris te McDonald’s? Mediat dhe Trump hetojnë faktet

Një nga sulmet e fundit të ish-presidentit Donald Trump ndaj rivales demokrate Kamala Harris është se ajo nuk ka punuar kurrë te restorantet fast-food McDonald’s, siç pretendon.

Fushata e saj pranon se dikur ajo ka pasur një punë verore në një fast food në vitet 1980, por pa përmendur emrin e kompanisë.

Duke ditur se në SHBA ka shumë klientë të McDonald që përgatiten të votojnë në nëntor,  Trump ka nisur të akuzojë Harris për pretendime të dyshimta mbi çështjen, shkruan rrejti britanik Metro.

Kjo ka krijuar zhurmën e lartë në media për faktin nëse Harris ka punuar vërtet në restorantin e ushqimeve të shpejta, ose siç pretendohet shpesh, të padobishme.

Në qershor 2019, Harris në një turmë punonjësish restorantesh në Las Vegas ka thënë: “Edhe unë kam punuar dikur në McDonald’s. Isha studente kur punoja aty”.

Tashmë në garën presidenciale të 2024 fushata e Harris ka përsëritur faktin se ajo ka punuar në McDonald’s duke pretenduar se në këtë mënyrë “ajo e di çfarë do të thotë të jesh klasë e mesme”. Ndërsa sipas tyre Donald Trump nuk di të jetë ‘afër popullit’.

Në gusht Harris e përshkruante veten në rrjetet sociale si ‘bijë nga Oakland, Kaliforni, e rritur nga një nënë punëtore dhe me punë verore te McDonald’s’.

Disa orë më vonë Trump reagoi në platformën e tij Truth Social: ‘Shoqja Kamala Harris gënjen se ka punuar te McDonalds. Ajo nuk ka punuar aty dhe ata mendojnë se ajo nuk është mirë nga mendja.”‘

Trump tha asokohe me ironi për turmat në Washington: “Pas një hetimi të gjerë mbi çështjen, që zgjati rreth 20 minuta, ata zbuluan se ajo nuk kishte punuar kurrë aty.’

Ai e ka provokuar shpesh çështjen duke postuar dhe një ilustrim të Harris më një kapele McDonald’s dhe ushqimet në sfond.

‘Kamala thotë se ka punuar te McDonalds — Është një gënjeshtër!’ thotë kandidati republikan.

Po vetë McDonald’s çfarë thonë për Harris?

Një postim i 31 gushtit nga mbështetësi i Trump, Ryan Fournier, shkruante Truth Social: “Kompania McDonalds thotë se nuk kanë asnjë të dhënë se KAMALA HARRIS ka punuar ndonjëherë në vendndodhjet e tyre”

Nënjë tjetër hetim faktesh nga rrjeti vendas Snopes thuhet se pretendimi i Harris se ka punuar te McDonald’s: Është i paprovuar.’

‘Harris ka bërë këtë pretendim disa herë gjatë viteve, por përveç dëshmisë së vet nuk ka asnjë provë apo të dhënë për të verifikuar faktin në mënyrë të pavarur”, shkruan rrjeti Snopes.