A ka perversë në botën e skenës?! Ja çfarë mendon Arjola Demiri…
Live From Tirana • 22:41 02/02/2021
Sot në “Live From Tirana” tema e ditës ishte rreth marrëdhënieve seksuale dhe në veçanti paragjykimet. Duke ju referuar ngjarjeve të fundit, tabuve që kanë shkaktuar shumë polemika në shoqëri, kjo temë për shqiptarët ngjall akoma më shumë kuriozitet. Për të folur për shqiptarët dhe marrëdhëniet seksuale, e ftuar në linjë telefonike ishte aktorja e njohur Arjola Demiri. Fillimisht ajo rrëfeu rreth rolit të saj tepër të vështirë që i është propozuar në vitin 2015, bëhet fjalë për masturbimin në skenë. Një monodramë që ka shumë peshë psikologjike dhe ngjall paragjykime në publik. Por sipas saj duhet ndarë jeta personale me atë të skenës, kur je në aktrim, ke veshur jetën e një personazhi tjetër dhe është profesioni yt. E pyetur nëse ekziston perversiteti në botën e skenës apo aktrimit, Arjola dikur më parë e ka besuar, por gjatë rrugës së karrierës ka kuptuar se kishte menduar gabim.
Kam pasur një përshtypje që thosha se të gjithë meshkujt regjosorë dhe aktorë janë bërë që të kenë shumë femra afër… Por në procesin tim dhe në rrugëtimin tim prej 4 vjetësh e gjysmë, kam pasur fatin e mirë të takoj profesionistë, njerëz që e duan vërtetë këtë punë, duan të arrijnë dhe të lënë gjurmë në botën e kinematografisë dhe teatrit. Kështu që unë thjesht jam me fat dhe deri diku i kam ulur ato armët që kisha ngritur drejt këtij paragjykimi.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024