Sex

A ka ndonjë lidhje mes vrapit dhe seksit? Përgjigjja mund të të surprizojë!

Rrugët janë fushëbeteja e vrapuesve, por çfarë ndodh me ta në fushëbetejën tjetër (dhomën e gjumit)?

Sipas ekspertëve dhe vetë vrapuesve, vrapi, jo vetëm që përmirëson performancën në gara, por edhe në jetën seksuale. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ndikimi i vrapimit në psikologjinë e njerëzve. Kur ata ndihen mirë në trupin e tyre dhe kanë një vetëvlerësim të lartë dhe kjo reflektohet në shtrat. Ata janë më të gatshëm të eksperimentojnë dhe të ndihen të sigurt në marrëdhëniet intime. Vrapi, gjithashtu ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit, duke çuar në një gjendje më të mirë mendore dhe emocionale.

Ata ndihen mirë në trupin e tyre”, thotë Ian Kerner, një terapist seksi në “New York”. “Personat që vrapojnë arrijnë ta përkthejnë energjinë në shtrat, ku ndihen të lirë dhe rehat”.

Jo vetëm që vrapimi ndihmon në jetën seksuale, por edhe mund të ndihmojë edhe kjo e fundit në stërvitje. Edhe pse ushtrimet fillimisht rrisin hormonin e stresit kortizol, me përshtatjen e trupit ndaj stërvitjes, nivelet e kortizolit bien. Përmirësimi i niveleve hormonale përkthehet në një dëshirë më të madhe seksuale dhe në një performancë më të mirë në shtrat.

Nëse këto efekte janë të menjëhershme apo jo, varet nga kohëzgjatja e vrapit. Ndërsa një vrapim i gjatë mund të bëjë që një gjumë të duket më tërheqës, një vrapim prej një ore ose më pak mund të sjellë një rritje të menjëhershme të libidos. Shkurtimisht, një seancë e shkurtër dhe intensive e vrapimit mund të jetë çelësi për një natë pasionante.

Pra nëse ju duhej pak motivim për të nisur vrapin, kujtoni që nuk po përmirësoni vetëm fizikun tuaj, por edhe jetën seksuale.