A ka ndikuar pandemia te zhvillimi gjuhësor i fëmijëve? Ja çfarë thotë logopedja Sibora Grifi!
Live From Tirana • 14:53 03/03/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar logopede Sibora Grifi. E pyetur nga spikeret Genta Hodo dhe Klodiana Vata se si ka ndikuar teknologjia te çregullimet në të folur te fëmijet, Sibora tha: Teknologjia është një ndër shkaktarët kryesor. Ndikon dhe pengon zhvillimin gjuhësor të fëmijës. E mban pasiv gjatë gjithë kohës. Nëse nuk është prindi t’i flasë, ti ëmërtojë gjithçka, fëmija mbetet pasiv. Këto çregullime ndodhin edhe tek adultët, adoleshentët siç janë çregullimet e rrjedhshmërisë, gëlltitjes, të traumave. Ne si logopedë vlerësojmë, dignostikojmë, ndihmojmë dhe trajtojmë çdo individ me vështirësi në të folur. Bëhët vlerësimi dhe më pas hartohet një plan terapeutik duke përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta pët të ndjekur më pas procedurën. Shkaktarët kryesorë mendohet të jenë gjenetika e më pas faktori ambjental. Por kur duhet të nisin të shqetësohen prindërit sipas logopedes? Në moshën 12 muajsh fëmija duhet të thotë fjalën e parë. Konsulta me ne duhet të bëhet si me mjekun pediatër. Nësë fëmija 16 muajsh ende nuk ka thënë fjalën e parë drejtohuni tek një logoped! Përpara se të arrijmë te e folura është e rëndësishme reagimi, kontakti me sy, pjesa e komandave dhe pastaj këto janë rezultat për të arritur tek gjuha e të folurit. Kur bëhet ndërhyrja rezultatet në moshë të hershme janë më të mëdha. A e shkakton vaksina tek fëmijët autizmin? Sibora shprehet se: Ne si logopedë nuk ndërhyjmë shumë te kjo pjesë. Por me aq informacione sa kemi lidhur me kërkime shkencorë në SHBA e më gjatë kjo është hedhur poshtë. Vaksina nuk shkakton çregullime të spektrit të autizmit, thjesht nga vaksina shenjat bëhen me herët të dukshme që prindëri të jetë alert në lidhje me ato shqetësime. Po pandemia a ka ndikuar dhe si ka ndikuar tek procesi gjuhësor i fëmijëve? Pandemia ka pasur ndikim te zhvillimi gjuhësor pasi prindërit kanë punuar online dhe fëmijët kanë qenë më të ekspozuar ndaj telefonit. Ka qenë më shumë pjesë pasiviteti. Fëmija ka nevojë për përkushtim edhe mungesa e stimulimit është një ndër shkaktarët kryesor. Ka prindër që ende nuk i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër kopshte sepse kanë frikë. Prindërit duhet të ndërveprojnë më fëmijët. Nuk janë lodrat ato që stimulojnë por vetë prindërit. Genta Hodo Klodiana Vata Danko Dj Sibora Grifi
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024