Sara dhe Bardhi, çifti që kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin në Big Brother VIP, kanë kaluar një moment nervozizmi. Banorja është mërzitur për një reagim të Bardhit, që më pas u kthye në diskutim nga të tjerët.
Sara ka shkuar në shtratin ku qëndronte banori dhe i ka kërkuar të mos bëjë më shaka, e më pas ka përmendur faktin që nuk e ka pyetur fare gjatë ditës. “Nuk e di çfarë ke pasur, nuk më the gjë”, u shpreh Bardhi, gjë që acaroi më tepër Sarën, e cila u largua menjëherë.
Sara: Më fal, a ishe prezent se çfarë u tha në oborr?
Bardhi: Po isha, në fund.
Sara: Ke qenë i ulur gjatë gjithë kohës.
Bardhi: Jo kam ardhur vonë.
Sara: Ke qenë aty gjatë gjithë kohës. A e more vesh kur nisën të diskutonin se përse Bardhi ndenji në këmbë me lule për ty?Unë reagova.
Bardhi: Edhe unë thashë që ka reaguar kur kemi qenë vetëm.
Sara: Kur u ula më ty më the jo, nuk kam reaguar.
Bardhi: Me shaka ja kam thënë të gjithëve.
Sara: A ka mundësi të mos bësh më shaka? As të mos thuash ‘jo’ kur unë kam reaguar. Ata kapen dhe e përdorin.