I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga miqtë më të mirë të Luizit, Jon Ndoja. Kujtojmë gjithashtu se ai e ka surprizuar banorin së bashku me Mario Dedën, pasi ai hapi Kutinë e Pandorës. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi të Luizit në Big Brother VIP, Joni nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen për të. Por si e ka parë ai shokun e tij dhe sa krenar ndihet tani që jemi në fund të Big Brother VIP.
Më ka emocionuar pafund dhe kam mësuar gjëra të Luizit që nuk i ka pasur, disa pika të dobëta që kurrë nuk na i ka shfaqur. Një prej tyre është ajo që preket shumë, që qan. Unë nuk e kam parë duke qarë ndonjëherë sepse ka qenë gjithmonë duke qeshur me ato barsoletat e tij.
Në një moment kur ai rrëfeu linjën e jetës dhe tha që mbeti vetëm, pa njerëz dhe pa ata që i kishte konsideruar miq që nuk i gjeti pranë, ti dhe Mario keni qenë gjithmonë pranë tij dhe keni qenë gjithmonë ajo treshja që ne kemi parë në ekran?
Ai në qoftë se e ka pasur edhe për mua, unë ndihem në faj. Varet çfarë halli ka pasur se tek Joni gjithmonë e ka pasur shtëpinë e hapur, ka ardhur tek unë ka ikur, ka ardhur sërish. Shtëpinë ai e ka pasur gjithmonë të hapur, familjen time e ka takuar gjithmonë.
Meridiani i cili ndodhej gjithashtu në studio, nga ana tjetër u shpreh:
Që ta kuptoni me të vërtetë se sa mik e ka pasur Luizi Jonin mjafton që të presim të shtunën në orën 00:30 të darkës.
Çfarë nuk kemi arritur që të shikojmë ne tek Luizi, a ka diçka nga karakteri i tij që ai nuk e ka shfaqur?
Ka një memorie me terabite, është i frikshëm për këtë pjesë. Ai është edhe imitues shumë i mirë. Ma gjeni një në Shqipëri që i ka dhuntitë e Luizit, që të kërcejë, të këndojë, të bëjë humor dhe të jetë i bukur. Më gjeni kush i ka këto katër cilësi.
Gjatë emisionit të dielën në “Big Brother – Live nga shtëpia” Luizi deklaroi se nuk do të merrte më pjesë në kompeticione as muzikor, as me kërcime më asgjë.
Me kë të bëjë garë, ai e ka treguar edhe në këngë që nuk ka garë.