Gossip Showbiz

A ka lindur një romancë e re mes Brad Pitt dhe Andra Day? Aktorja i sqaron të gjitha…

Sipas mediave të huaja, po qarkullojnë zëra se një ndër aktorët më të pëlqyer të Hollywood-it, Brad Pitt dhe Andra Day kanë flirtuar së bashku në prapaskenat e ‘Academy Award’. Thuhej se ylli i Hollywood-it dhe aktorja e njohur shkëmbyen numrat me njëri-tjetrin. 

Së fundmi artistja ka reaguar duke i hedhur poshtë këto pretendime e duke sqaruar se këto nuk janë gjë tjetër veçse trillime të botës së Hollywood-it. Këngëtarja e njohur e “Rise Up”, hodhi poshtë të gjitha aludimet se ajo dhe Pitt kishin shkëmbyer numrat e telefonit në ceremoninë e ‘Oscar’ të këtij viti duke thënë se ‘nuk e ka takuar kurrë’ yllin 57-vjeçar.

Ajo ka shprehur për “Entertainment Tonight” në çmimet BET se:

Ne nuk po takohemi. Ne as nuk e njohim njëri-tjetrin.

Pavarësisht thashethemeve, Andra është një fanse e madhe e fituesit të ‘Oscar’-it.

Ai është i shkëlqyeshëm, super i talentuar, i mrekullueshëm.

Rikujtojmë, se Andra ka rrëfyer një pengesë personale që e kapërceu në lidhje me rolin e saj në filmin “The United States vs. Billie Holiday”. Aktorja kohët e fundit foli për atë që dëshironte t’i sillte karakterit të saj Billie Holiday – një rol për të cilin humbi 40 kilogramë – dhe se si po mundohej të mposhte varësinë nga pornografia, një betejë personale e saj me të cilën u përball në kohën e xhirimeve të filmit.

Nga ana tjetër rikujtojmë, se Pitt dhe Angelina do e ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre së bashku. Një burim pranë yllit të “Maleficent”, ka treguar për “US Weekly” se Angelina nuk është aspak e lumtur për këtë vendim të gjykatës, duke bërë fajtor avokatin e saj. Një dokument i zbuluar së fundmi tregon se tre nga fëmijët e dyshes kanë dashur të dëshmojnë në gjyq kundër Brad Pitt.