Celebrities Gossip Showbiz

A ka ardhur motra e Luizit në Tiranë? Miku i tij zbulon se një tjetër person do ta surpizojë brenda “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme në Fan Club BBV2 është diskutuar lidhur me këtë temë dhe është bërë edhe një reagim zyrtar nga ana e Top Channel në lidhje me të drejtat e Instagramit të Luizit. I ftuar në emision ka qenë Joni, një nga miqtë e ngushtë të Luizit, i cili ka folur për këtë temë. Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se motra e Luizit ka ardhur në Shqipëri për t’i bërë një surprizë atij brenda “BBV2” dhe për këtë Joni ka zbuluar nëse është apo jo e vërtetë.

Jo jo nuk ka ardhur, ka ardhur nëna e Luizit dhe shumë shpejt do jetë për surprizën e Luizit. Motra jo dhe janë ato adresat fake në Instagram që përfitojnë dhe po mos të kishin ndodhur gjitha këto gjëra do kishte vetëm një faqe “Luizi Ejlli” dhe mund të kishte 1 milion ‘follows’ ndoshta edhe më shumë. 

Ditën e sotme Top Channel ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën duke sqaruar se Luizi me dëshirë të plotë ka firmosur një kontratë menaxhimi  të imazhit dhe rrjeteve të tij sociale. Për vërtetësinë e kësaj, Top Channel ka publikuar video të Luizit, ku me dëshirën e tij të lirë e ka kërkuar këtë gjë dhe dnër të tjera ka cilësuar që menaxhimi i Instagramit të mos ishte në duart e askujt tjetër, madje as të familjarëve të tij, por të Top Channel.