Celebrities Fashion Showbiz

A ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje se Gigi Hadid do të lyente flokët e saj në ngjyrë….

Gigi Hadid shënoi fundin e muajit të modës me një ndryshim të madh të ngjryës së flokëve të saj. Supermodelja, 26 vjeçe, u pa me një ngjyrë të re flokësh bjonde platini teksa po shëtiste nëpër aeroportin JFK në New York City të mërkurën.

Pamja e saj e re vjen pothuajse një vit pasi ajo debutoi një nuancë të kuqe të thellë në pistën e “Versace” për koleksionin Vjeshtë/Dimër 2021, të cilën ajo e mbajti derisa u kthye në bjonde e artë në nëntor. Ajo dukej se po shkonte drejt një pamjeje tepër të ndritshme në fillim të vitit 2022, kur stilistja Elizabeth Sulcer postoi foto të Hadid në Instagram me flokë dukshëm më të çelur.

 

Hadid së fundmi njoftoi se ajo po dhuron të gjitha të ardhurat e saj të javës së modës për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë dhe kriza izraelito-palestineze.

Të kesh një orar të caktuar për Muajin e Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori. Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të bënim diçka. Duke ndjekur hapat e mikut tim @micarganaraz, po zotoj të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e vjeshtës 2022 për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë. Sytë dhe zemrat tona duhet të jenë të hapura ndaj çdo padrejtësie njerëzore. Të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër e motra, përtej politikës, përtej racës, përtej fesë. Në fund të fundit, jetët e pafajshme paguajnë për liderët e luftës. PAQE. PAQE. PAQE.