Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Kanë kaluar vetëm pak kohë që nga përfundimi i edicionit, e ish-banorja Françeska Murati është shfaqur përsëri në ambientet e Top Channel. Mesa duket Françeska do të jetë pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” tek “E Diell”.
A jeni gati?
Ish-banorja e këtij edicioni Françeska Murati është nëna e një djali me emrin Charlie. Dajli i saj nuk ka qenë pjesë e surprizave gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” për shkak se familja e saj jeton në Angli. Françeska ka postuar në Instastory një foto shumë të ëmbël me djalin e saj në krahë, ku shfaqen të dy të veshur me pizhama njësoj.