Prej javësh në mediat botërore është raportuar se marrëdhënia e yllit portugez Cristiano Ronaldo me partneren e tij Georgina Rodriguez është në krizë. Shumë prej aludimeve përfshijnë edhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores Dos Santos Aveiro, si një nga arsyet që pse dyshja janë në krizë. Megjithatë, nëna e superyllit ka mohuar se djali dhe nusja e saj po mendojnë të ndahen. Ajo është shprehur se:
Gjithçka është një gënjeshtër. Të gjitha çiftet debatojnë. Ajo që është shkruar është një gënjeshtër.
Prej kohësh thuhej se Maria Dolores nuk e ka “përqafuar” aspak lidhjen e Cristiano-s me Georgina-n pasi mendon se modelja bukuroshe e do djalin e saj për interes. Ndërkohë, Ronaldo ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi u largua nga Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Nuk dihet nëse Ronaldo do të luajë përsëri për një klub në kompeticionet e mëdha evropiane, pasi karrierës së tij po i vjen fundi.
Rikujtojmë, se futbollisti është shpallur këtë vit si sportisti më i paguar në botë nga revista Forbes, pasi ka fituar 136 milionë dollarë. Transferimi te klubi saudit “Al Nasr” dhe kontrata fitimprurëse, e ka rikthyer atë në krye të listës së të pasurve të revistës për herë të parë që nga viti 2017 dhe për herë të tretë në total. Shifra prej 136 milionë dollarësh konsiderohet si më e larta nga një futbollist në histori.