Celebrities Showbiz

A janë martuar në fshehtësi Meghan dhe Harry? Për këtë ju përgjigjet Kryepeshkopi!

Përpara disa ditësh u publikuar intervista e shumëpritur e Harry-t dhe Meghan-it të cilët rrëfyen detaje tronditëse të pazbuluara më parë brenda pallatit mbretëror. Në një nga këto deklarata Duka dhe Dukesha e Susexx-it kanë pretenduar se janë martuar në fshehtësi të plotë 3 ditë para ceremomonisë madhështorë zyrtare.

Ne u martuam në fshehtësi tre ditë para ceremonisë zyrtare në Windsor më 19 maj 2018. Ne e telefonuam Kryepeshkopin dhe i thamë: ‘Tjetra do të jetë shfaqja për botën, por ne duam një moment vetëm për veten tonë’.

Së fundmi ka reaguar edhe kryepeshkopi që ka kurorëzuar çiftin. Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby e ka mohuar faktin se ka martuar Harry-n dhe Meghan-in 3 ditë para martesës së tyre zyrtare. Ai është shprehur për “La Repubblica” se:

Unë u takova me dukën dhe dukeshën e Sussex-it disa herë, para ceremonisë zyrtare më 19 maj të 2018-ës. Atë ditë ishte dasma. Nëse do të kisha nënshkruar certifikatën e martesës në një ditë tjetër, do të kisha bërë një krim të rëndë. Dasma u zhvillua më 19 maj. Por nuk do të them se çfarë ka ndodhur në takimet tona të tjera.

Rikujtojmë, se Michele Obama doli në anën e Meghan Markle-it, e cila në një intervistë me Oprah Winfrey-n foli për diskriminimin racor duke shënjestruar Pallatin Mbretëror britanik.

Madje, pas intervistës së bujshme, miqtë e Meghan Markle thonë se ajo nuk është penduar aspak për ato që ka deklaruar dhe se familja mbretërore duhet të ‘lehtësohet’ që ajo nuk shkoi më në detaje për atë që ndodhi pas dyerve të pallatit.