Së fundmi, aktori i njohur Jake Gyllenhaal ka reaguar ndaj versionit 10-minutësh të këngës së Taylor Swift “All Too Well”. Në një intervistë për ‘Esquire’, aktori ka deklaruar se kënga nuk është një dedikim për të dhe nuk flet për romancën e tyre.
Kjo nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me marrëdhënien me fansat e saj. Artistët përdorin përvojat personale për frymëzim dhe unë nuk gjykoj askënd për këtë.
Megjithatë, Jake, i cili çaktivizoi komentet e tij në Instagram në fund të vitit 2021 pas ripublikimit të këngës ka disa mendime për bullizmin online.
Në një moment, unë mendoj se është e rëndësishme kur mbështetësit bëhen të padisiplinuar dhe ne të mos lejojmë bullizmin kibernetik në emër të dikujt. Kjo ngrenë pyetje më të thellë filozofike. Jo për ndonjë individ, në vetvete, por një bisedë që na lejon të shqyrtojmë se si ne mund ose duhet, madje të marrim përgjegjësinë për atë që japim në botë, kontributet tona në botë.
Kur u pyet nëse ai e ka dëgjuar ‘Red’ (albumi i Taylor), Gyllenhaal u përgjigj:
Jo.
Rikujtojmë se aktori dhe këngëtarja u lidhën në vitin 2010 dhe i dhanë fund lidhjes së tyre pas 2 muajsh në natën e Vitit Të Ri. Ndërkaq, edhe pse Taylor nuk e ka konfirmuar kurrë nëse kënga ka të bëjë me Jake, ajo pranoi teksa ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon, se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj kur e shkroi atë këngë në vitin 2011.
Unë u paraqita në prova dhe thjesht isha shumë e mërzitur dhe e trishtuar, të gjithë mund ta konfirmojnë këtë që ishte vërtet kështu ajo ditë për mua. Unë fillova të luaja në kitarë dhe thjesht luaja të njëjtat akorde papushim. Sapo fillova, grupi u bashkua disi me mua dhe fillova të shpreh atë që po kaloja dhe atë që ndjeja dhe kështu u krijua kënga. Ne vazhduam me një intensitet për 10 deri në 15 minuta.