Të gjithë e kemi pak të vështirë për të krijuar një simpati për dikë apo ata për ne, sepse shohim shumë të meta dhe ndonjëherë mendojmë se personi tjetër nuk na kushton vëmendjen e duhur. Sot në emisionin “Ju Flet Trupi” tema e diskutimit ishte se si të krijojmë simpati.
Në një takim të parë, të gjithë duhet të vëzhgojmë sjelljen e personit, nëse tregohet i mirë apo i keq me ne, si dhe sigurisht gjestet apo imitimet e njëri-tjetrit.
Teksa flasim për imitimet, shohim se shumë njerëz pasqyrojnë njëri-tjetrin, duke nisur nga mënyra e lëvizjes deri tek mënyra e të folurit. Nga studime të shumta duket se femrat kanë probabilitetin katër herë më të lartë për të pasqyruar lëvizjet e femrave të tjera në përgjithësi, ndërsa meshkujt nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Femrat gjithashtu mund të pasqyrojnë dhe lëvizjet e meshkujve. Kjo ndodh për shkak të formimit të ndryshëm të trrurit të të dy palëve, ku shprehjet e emocioneve nëpërmjet gjuhës së trupit apo shprehisë së fytyrës janë të ndryshme.
Shumë meshkuj kanë frikën se ndoshta do të duken si femra nëse pasqyrojnë ndonjë shprehi femërore gjatë kohës që ajo po flet, por ndodh e kundërta sepse femrat e shohin këtë gjë si një veprim të zgjuar dhe që mashkulli po tregon interes ndaj saj.
Pasqyrimet i gjejmë kudo, në çdo lloj marrëdhënie. Ajo mes një çifti, vihet re tek buzeqeshja, pra edhe martesa mund të dështojë nëse nuk imitojnë buzëqeshjen e njëri tjetrit.
Duhet përmendur fakti se edhe kafshët mund t’ju ngjasojnë pronarëve të tyre. Zgjedhjet tona për kafshët shtëpiake variojnë duke u bazuar nga pamja fizike deri tek gjendja jonë shpirtërore.
Sa i përket pozicionit të punës ndikon tek deshira për të pasqyruar apo fituar simpatinë e personave përreth. Shpesh herë në mbledhje, pozicioni i punonjësve duket sikur është i njëjtë me atë të shefit. Ekonomistët, avokatët dhe drejtorët deklamojnë superioritet perballë njerëzve që ata i quajnë më poshtë se veten e tyre.