Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit. Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e emisionit e pyetën astrologen edhe në lidhje me Kombëtaren shqiptare për në Kampionatin Europian.
Enxhi Nasufi: Të ka shkruar ndonjë futbollist për fatin?
Meri Shehu: Futbollistët e bëjnë fatin vet
Enxhi Nasufi: Nuk të kanë shkruar?
Meri Shehu: Jo. Mua tani më shohin si Big-u, prit të më largohet esenca e Big-ut
Blendi Salaj: Do të fitojmë ndonjë ndeshje apo jo?
Meri Shehu: Po do ta fitojmë ndonjë ndeshje
Blendi Salaj: Me kë e fitojmë?
Meri Shehu: Nuk i kam parë të gjitha mirë.
Blendi Salaj: Me Italinë e kemi të parën
Meri Shehu: Unë mendoj se edhe shqiptarët nuk duan t’a fitojnë me Italinë
Ndër ta teksa po fliste për shenjën e luanit, moderatorja Enxhi Nasufi i ka përmendur Heidi Bacin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer shumë Merit për shkak të mimikave të bëra.