Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u fol gjatë për turizmin në Shqipëri, për pushimet verore. Pjesë e panelit ishte gazetari i njohur, Bledi Mane, i cili zbuloi se i kishte shkruar mesazh kryeministrit të vendit, Edi Ramës.
E di çfarë i kërkova Edi Ramës? I gjeta numrin, i kam shkruar në ‘WhatsApps’ dhe i kam thënë: ‘aty në Vlorë po bën një zgjatim të Lungomares dhe aty ku bashkohet deti Adriatik me Jon, ashtu si në Afrikën e Jugut ku bashkohen dy oqeanet, vini një pllakë në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht, që njerëzit të ndalojnë dhe të bëjnë foto’. E kam fjalën që ne i kemi gjërat reale dhe nuk dimë t’i promovojmë
I pyetur nëse kreu i qeverisë i ktheu përgjigje, Mane tha shkurt:
Përgjigja është kur të vendoset pllaka