Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Luiz Ejlli nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Si ishte nata pas daljes nga “BBV2”?
Kam shkuar në shtëpi ka qenë ora 5 e mëgjesit, kam bërë një dush, kam hipur në makinë dhe kam shkuar në Shkodër
Ke ikur te shtëpia e Kiarës?
Këto janë detaje që nuk na lë Vëllai i Madh t’i tregojmë…jashtë nuk kam fjetur e vdekme…
Si ndjehesh si burrë i martuar?
Nuk ka ndonjë ndryshim është psikologjike, unaza është simbol, njeriu po e ndjeu…
Gjatë finales së madhe, Keisi Medini dha një intervist për “Shqipëria Live”, ku është pyetur për Kristin dhe nëse do të ketë ndonjë mundësi të dytë mes tyre.