Celebrities Showbiz

A është xheloze Einxhel Shkira? Dj Dagz përgjigjet, ndërhyn mikesha e çiftit, Argjira Spanca!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Në një intervistë në “E Diell”, nën moderimin e Argjira Spancës dhe Beniada Nishanit, Dj Dagz dha një intervistë të sinqertë mbi jetën, karrierën dhe familjen e tij. Por si iu përgjigj ai pyetjes, se a është Einxhel xheloze?

Einxhel Shkira dhe xhelozia nuk rrinë bashkë.

Ndërkohë, Argjira Spanca, mikeshë e çiftit ndërhyri:

Unë mendoj të kundërtën. Është inatçie, nuk ia shpreh atij por në grupin e vajzave…

Ndër të tjera, Dj Dagz u shpreh edhe për jetën me Trev dhe tregoi ndryshimet që kanë ndodhur me ardhjen e vogëlushit në familjen e tyre.

Ardhja e Trev më ka ndryshuar për mirë në jetën time. Me punën që bëjmë shpeshherë harrojmë familjen sepse përkushthemi në karrierë, por me ardhjen e tij ka ndryshuar…