Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
I ftuar në emisionin Fan Club BBV2 ka qenë Joni, një nga miqtë e ngushtë të Luizit. Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se motra e Luizit ka ardhur në Shqipëri dhe ka takuar familjarët e Kiarës e për këtë Joni ka treguar se takim i tillë nuk ka ndodhur dhe se motra e tij nuk ka ardhur në Shqipëri.
Jo jo nuk ka ardhur… motra jo dhe janë ato adresat fake në Instagram që përfitojnë…
Ditën e sotme Top Channel ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën duke sqaruar se Luizi me dëshirë të plotë ka firmosur një kontratë menaxhimi të imazhit dhe rrjeteve të tij sociale. Për vërtetësinë e kësaj, Top Channel ka publikuar video të Luizit, ku me dëshirën e tij të lirë e ka kërkuar këtë gjë dhe dnër të tjera ka cilësuar që menaxhimi i Instagramit të mos ishte në duart e askujt tjetër, madje as të familjarëve të tij, por të Top Channel.