Prej javësh tashmë vendi ynë është nën kufizimin e orës policore në kuadër të masave anti-COVID në vend. Teksa shpresuam se orari i pjesshëm i ndalimit të lëvizjes do të zgjaste të paktën 14 ditë, ajo vazhdon të mbetet në fuqi. Kjo sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët ndalojnë lëvizjen dhe mbyllin të gjitha aktivitetet në vend prej orës 20:00 deri më 06:00.
Mirëpo sa produktive janë këto masa dhe a kanë ndikuar në uljen e numrit të infektuarve me COVID-19? Ne në faqen tonë publikuam sondazhin duke kërkuar mendimin e qytetarëve rreth efikasitetit të këtyre masave.
84% e tyre kanë votuar me ‘Jo’ duke nënkuptuar që orari i pjesshëm i orës policore nuk ka rezultuar produktiv dhe numri i të infektuarve me COVID-19 në vend nuk është ulur. Vetëm 16% prej tyre janë shprehur se këto masa kanë dhënë rezultat.