Teska u diskutua mbi veshjet ‘second hand’ nuk mund të mos ndaleshim tek projektet muzikore të Anxhelo Koçit që duhet theksuar se janë shumë të suksesshme.
I pyetur nga folësit tanë, Elios dhe Genta nëse është penduar për publikimin e ndonjë projekti muzikor, ai menjëherë pohoi se me prurjet e fundit është nxituar disi. Anxhelo u shpreh se e vuri veten nën presion me publikimin e disa këngëve që mund të kishte pritur edhe pak para se t’i lançonte.
Artisti u shpreh se duke qenë se jemi në një pandemi, vrulli për të realizuar diçka të re, bëri që ai të nxitohej. Anxhelo ka disa këngë të cilat mendon se mund t’i kishte punuar më mirë. “Besoj se duhet të isha përkushtuar pak më shumë, duhet të isha treguar pak më i durueshëm për të nxjerrë një material muzikor edhe më të fortë.”