Celebrities Film & Tv Magazine

A është ngacmuar nga futbollistët? Keisi Medini: Ka shumë…! Dea Mishel: Nuk dashka Sabiani

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Çdo mbrëmje Top Arena ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Ditën e sotme është zbuluar se të ftuarit do të jetë: Bora Zeman në “Top Arena” siç nuk e keni parë kurrë më parë! Dea Mishel Hoxha vjen sonte në “Top Arena” pas një largimi jo të shkurtër nga ekrani, por jo si e ftuar! Ish-finalistja e BBV2 ka një surprizë të veçantë për të gjithë ju. Sabiani & Keisi pas shumë kohësh në një dalje televizive, me shumë të pathëna e pafund surpriza!

Keisi Medini zbuloi në “Top Arena” se është ngacmuar nga futbollistë, por nuk zbuloi emra. Ajo tha se kryesisht në Instagram i kanë shkruar lojtarë të huaj, ndërsa babai i saj Sabiani qeshte gjatë kësaj kohe.

Dea Mishel: Defekte të Sabianit?

Keisi Medini: Ai është më i mirë seç duhet. Unë të isha sa gjysma e tij.

Dea Mishel: Je e apasionuar pas sportit?

Keisi Medini: Nuk para e ndjek, por…

Dea Mishel: Të ka ngacmuar ndonjë futbollist?

Keisi Medini: Jo… ndoshta në Instagam por unë si shoh. Ka shumë të huaj…

Dea Mishel: Pse se konsideron?

Keisi Medini: Aq ishte mbaroi.

Dea Mishel: Nuk dashka Sabiani, e kuptova.