E ftuar në “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Alba Pollozhani për të folur rreth ngacmimeve seksuale. A i ka përjetuar vetë Alba ndonjëherë dhe si duhet vepruar në të tilla raste?
Në ambientin e punës kam pasur gjithmonë fat se kam punuar në biznese familjare dhe kam pasur pozita të larta, edhe askush nuk ka guxuar të bëjë një gjë të tillë. E kanë ditur se kush jam aty dhe çfarë pozicioni kam, qoftë në punë dhe në familje. Mua personalisht nuk më ka ndodhur asnjëherë, as në shkollë, as në punë dhe as në ndonjë vend tjetër. Pse? Unë nga natyra jam njeri shumë i ftohtë, në momentin që mua më drejtohet një njeri dhe kur unë vërtet nuk kam dëshirë për ta njohur atë njeri, unë as për ta kundërshtuar nuk i them ndonjë fjalë. Çuditem tani me vajzat, kalon në rrugë dikush që nuk e pëlqejnë dhe ai po i jep një lloj ngacmimi. kjo nuk mban kokën drejt dhe të vazhdojë përpara. por i kthehet e i kundërvihet. Vajza, në rast se ti i kundërvihesh, në psikologjinë e meshkujve, ata e marrin si shenjë pozitive.