Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Prova e javës për të përgatitur 2000 petulla nga banorët është shoqëruar me bashkëpunim, por edhe me debate. Një ndër ta që morishumë vëmendje ishte ai mes Valbonës dhe Teas. Valbona i kërkoi Teas që ta fikte për një moment vatrën, pasi tigani i saj nuk po nxehej sa duhej dhe ishte mbushur plot me vaj, por Tea nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë dhe Valbona thirri Diolën si lidere e grupit të Teas. Nga acarimi dhe revoltimi pa dashje Tea i hodhi pak vaj të nxehtë Valbonës dhe pas këtij incidenti, situata u agravua më shumë.
E duket se pas spektaklit të djeshëm, të gjithë banorët janë të sigurt se çdo gjë brenda në shtëpi tanimë do të jetë ndryshe. Kjo pas eleminimit të Efit mbrëmjen e djeshme, nga zgjedhja e Dea Mishel, e cila dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. E pas kësaj, rivalitetet mes grupimeve që janë krijuar brenda në shtëpi do të jenë më të theksuara dhe Luizi, i cili u prek shumë nga e gjithë ajo që ndodhi është shprehur se do të luaj më fort se më parë. Për këtë, në një bisedë me Armaldon dhe Oltën, Kristi është shprehur duke parashikuar se tani do të ketë shumë ditë gri, pra nuk do ta kenë idenë se çfarë realisht po ndodh.