Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.
Ms shumë uimeve nga pesonazhet publikë janë vënë re edhe personazhet të cilët nuk kishin marrëdhënie të mirë me çiftin. Nga ana e Olta Gixharit nuk u pa asnjë urim dhe të gjithë janë shumë kuriozë të dinë nëse ka pasur një urim në privat. Së fundmi në një ‘Ask’ Olta është pyetur për këtë dhe jo vetëm që ka pasur një urim nga ana e saj, por ka treguar edhe mesazhin që i ka dërguar në privat Kiarës.
Olta: E kam uruar në privat
Urimi i Oltës për Kiarën:
Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë! Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë
Kiara zbuloi se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj, pasi postoi një foto në “Instastory”, ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët. E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë, të cilave u është përgjigjur.